Ka filluar vaksinimi i stafit mjekësor dhe infermierëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Ata po vaksinohen me vaksinën AstraZeneca, kundër koronavirusit.
Ndër personat e parë është vaksinuar drejtori i kësaj Klinike, Izet Sadiku.
Kujtojmë se të dilën kanë arritur 24 mijë vaksinat e para në Kosovë, ndërsa të hënën ka filluar vaksinimi në sallën “1 tetori” dhe personi i parë që është vaksinuar ishte kryeministri Albin Kurti. /InLajmi/