Pandemia që nga marsi i vitit të kaluar mori jetën e 1.844 qytetarëve në Kosovë.
Që nga atëherë e deri më tani janë 88.755 qytetarë që u infektuan me virusin korona.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës aktualisht në vend janë 13.593 raste aktive.
Më së shumti raste pozitive janë shënuar në Komunën e Prishtinës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Sot vaksinimi fillon për gjithë qytetarët të cilët do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit.