Kombëtarja e Spanjës do të luajë ndeshjen e 3-të në fazën parakualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.
Spanja pret në shtëpi Ekipin kombëtar të Kosovës, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “La Cartaja”, në Sevilla,
Mediat në Spanjë po e parashikojnë formacionin e Luis Enriques për ndeshjen kundër “Dardanëve”, përcjellë IndeksOnline.
Sipas formacionit të mundshëm, nesër pritet të startojë dyshja, Garcia dhe Ramosi në qendër të mbrojtjes. Në sulm, Enrique pritet të luajë me treshën, Olmo, Morata dhe Torres.