Gjatë ditës së hënë një veturë është vetaksidentur në Podujevë, skatësisht në fshatin Dobratin, përcjellë InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën InLajm se 4 përsona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Ahmeti ka treguar se shkaqët e aksidentit nuk dihen, por njësiti rajonal ka dal në vendin e ngjarjes për të zbardhur rastin.
“Sot rreth orës 13:0 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetaksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, deklaroi ajo. /InLajmi/