Studentët e UP-së kanë protestuar edhe sot para Rektoratit për të kundërshtuar ristetimin e tyre në studimet e doktoraturës, raporton InLajmi.
Njëri nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Erolind Dermaku ka thëne se AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka pasur konflikt interesi mes kandidatëve që janë pranuar në studimet e doktoratës dhe komisionit vlerësues.
“AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi mes kandidatëve të pranuar dhe komisionit vlerësues” ka thënë ai.
Kujtojmë që edhe disa ditë më parë këta student kishin protestuar për të kundërshtuar vendimin e Senatit për ritestimin e tyre. Ata kanë angazhuar edhe një avokatë për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. /InLajmi/