Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka bërë të ditur se është infektuar me koronavirus, përcjellë InLajmi.
Naser Ramadani që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit
Ramadani bëri thirrje që të respektohet distanca, të mbahet higjena dhe maska.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë!
Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.
Andaj ju lutem:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën! /InLajmi/