Pas arritjes së vaksinave të para Covax kundër koronavirusit në Kosovë ka reaguar edhe Ambasada Italiane duke thënë se duhet të bëhet edhe më shumë në sigurimin e vaksinave për qytetarët, përcjellë InLajmi.
Italia dhe Evropa janë mbështetësit kryesorë financiarë që po bëjnë përpjekje për të siguruar vaksina për të gjithë derisa të jemi të sigurtë
Postimi i plotë i Ambasadës Italiane në Kosovë:
Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër #COVID19 nga Covax mbërriti në #Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. #Italia dhe #TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt. /InLajmi/