Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili me një mesazh për 2 partitë politike LVV dhe LDK, ka thënë se janë të njëjta dhe fundi tyre është i njëjtë, përcjellë InLajmi.
Ismaili ka thënë se po bëjnë riciklim saherë që ju duhen kalkulime politike.
Sipas saj të 2 partitë do të përfundojnë ashtu siç kanë përfunduar vitin e kaluar.
Postimi i plotë i saj:
Diçka për partnerët e njëjtë dhe riciklimin e partneritetit të tyre saherë të kenë nevojë për kalkulime politike. Kështu ishte vitin e kaluar, kështu është edhe këtë vit. Përfundimin do ta kenë poaq të ngjashëm si dy herat e kaluara.
#LëvizjaVetëvendosje #LDK /InLajmi/