Ka ndërruar jetë deputeti i Partisë Socialist, Bashkim Fino për shkak të koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Ndër personat që e kanë kujtuar është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se është e pabesueshme vdekja e tij.
Rama ka bërë të ditur se në nderim të deputetit të ndjerë sot do të ndalen të gjitha aktivitetet elektorale.
Kujtojmë se deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga Covid-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Postimi i plotë i tij:
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur /InLajmi/.