• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Si mund zhbllokohet anija në Kanalin e Suezit?!

V E nga V E
28 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
Si mund zhbllokohet anija në Kanalin e Suezit?!
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tentimet që ta çlirojnë anijen gjigante transportuese që është bllokuar në Kanalin e Suezit kanë dështuar deri më tani, ka bërë të ditur kompania Bernhard Sult Shipmanagment (BSM), kurse e tërë kjo nënkupton se procesi mund të zgjasë për ditë të tëra – ndoshta edhe me javë.

Kompania e angazhuar për menaxhimin e anës teknike të anijeve, ka bërë të ditur se dy anije të veçanta që përdoren për operacionit e shpëtimit – do të mund të arrinin më 28 mars për të ndihmuar në çlirimin e anijes

Anija për transportimin e mallrave me kontejnerë “Ever Given” në mënyrë diagonale ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar rrugën “kyçe” ujore për transportimin global të mallrave rrugëve të ujit dhe që lidh Lindjen me Perëndimin.

Anija “Ever Given” që lundron nën flamurin e Panamasë dhe që bartë mallra mes Azisë dhe Evropës, është e gjatë 400 metra dhe 60 e gjerë. Ajo është bllokuar në kanalin e ngushtë artificial gjatë të martës.

Por siç raporton BBC, ekzistojnë tri mënyra me të cilat do të mund të “nxirrej” anija – përmes anijeve jo të mëdha por me motorë tejet të fuqishëm që tërheqin anijet transportuese, duke gërmuar rërën dhe duke zvogëluar peshën në këtë anije.

Anijet e veçanta që bëjnë tërheqjen e atyre më të mëdha

Anija me gjatësi prej 400 metrave ka ngecur në pjesën e kanalit që është vetëm 200 metra e gjerë. Aktualisht rreth anijes gjigante gjenden pesë anije që bëjnë tërheqjen e atyre më të mëdha. Megjithatë në “lojë” pritet të futen edhe nëntë tjera. Ato përdorin edhe kabllo të veçanta përmes të cilat tentojnë ta vënë në lëvizje anijen transportuese, por duke marrë parasysh se anija në të dy anët ka ngecur në rërë – një gjë e tillë është shumë e vështirë. Megjithatë aksioni po vazhdon.

Ekskavatorët

Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe gërmimit, ekskavatorëve dhe tentimit që të gërmojnë dhe largojnë një sasi të madhe të rërës përreth anijes “Ever Given”. E me këtë po udhëheq kompania holandeze “Boskalis”.

Sipas ekspertit detar Sal Merkogliano, ekskavatorët përgjatë Suecas nuk janë diçka e pazakontë, pasi shpesh gërmojnë në kanal për të qenë më i përshtatshëm për lundrim. Në teren gjithmonë duhet të jetë një gërmues me përvojë, që mund të nxjerrë deri në 2.000 kub metër rërë për çdo orë. Megjithatë, siç thotë shefi i “Boskalisit”, Peter Berdovski, vetëm gërmimi nuk do ta zgjidh problemin.

Kjo do të mund të zgjaste me javë, varësisht prej situatës, e me këtë nënkuptohet kombinimi i gërmimit, tërheqjes dhe zvogëlimit të peshës në anije.

Zvogëlimi i peshës

Edhe një mundësi është që një pjesë e caktuar e mallrave, por edhe karburantit të hiqen nga “Ever Given” me qëllim që të mund sërish të lëviz. Vetëm heqja e derivatit nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, nëse nuk hiqet një pjesë e mallit të vënë nëpër kontejnerë. Kjo anije mund të bartë deri në 20.000 kontejnerë, kurse operacioni për largimin e tyre do të ishte shumë kompleks.

Jo vetëm që në breg do të duhej të pozicionoheshin vinçat e kranet, por do të duhej t’i kushtohej kujdes që anija të mos përmbyset pas humbjes së baraspeshimit.

“Skenari më i keq është që anija të përmbysej për shkak të mos shpërndarjes së njëtrajtshme të peshës”, ka thënë Merkogliano.

Kujtojmë që anija është në pronësi të kompanisë “Shoei Kisen KK”, ka bllokuar trafikun në kanal, duke bërë që qindra anije të presin në Mesdhe dhe Detin e Kuq.

Hunda e anijes prek pjesën lindore të murit të kanalit, derisa shpina pjesën perëndimore të murit. Kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodh në historinë 150-vjeçare të kanalit, thonë ekspertët.

Anija është bllokuar afro gjashtë kilometra në afërsi të hyrjes jugore të kanalit në afërsi të qytetit Sueca, në pjesën ku kanali ka trafikun njëdrejtimësh.

“Evergreen”, është kompani e madhe tajvaneze e cila menaxhon anijen, ka bërë të ditur “Ever Given”, duke pranuar se erërat e forta e kanë lëvizur derisa hynte në kanal përmes Detit të Kuq, por që asnjë prej kontejnerëve të tij nuk ka përfunduar në det, , transmeton Telegrafi.

Edhe menaxhmenti i Kanalit të Suezit e ka “akuzuar” motin e ligë. Bllokada ka shkaktuar probleme më ekonominë globale. Përmes tij kalojnë rreth 10% të mallrave nëpër botë.

Tags: Anija Ever GreenEkskavatorëtKanali i Suezit
Postimi i mëparshëm

Personi që u aksidentua 6 ditë më parë në Lipjan, vdes në QKUK

Postimi tjetër

Rexhepi: Ka kaluar koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose “Shqipërisë së Madhe”

Të ngjajshme Postime

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza
KRYESORE

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në
KRYESORE

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO
KRYESORE

Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO

22 October 2025
Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit
KRYESORE

Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit

22 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Postimi tjetër
Rexhepi: Ka kaluar koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose “Shqipërisë së Madhe”

Rexhepi: Ka kaluar koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose “Shqipërisë së Madhe”

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu