Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës, kanë bërë homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi-Cima, raporton InLajmi.
“…ne si ministri përveç nderimeve do ta kryejmë dokumentimin e punës së tij, që ajo t’i shërbej edhe gjeneratave të ardhshme”, tha Çeku para medieve.
Aktori Cima ka vdekur në moshën 71-vjeçare pas infektimit me koronavirus.
Cima u varros dje në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit./InLajmi/