Kombëtarja e Kosovës është duke zhvilluar takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022” ndaj Suedisë
Djelmoshat e Bernard Challandes vinë pas fitores në miqësoren ndaj Lituanisë, teksa takimi ndaj Suedisë është i pari për “Dardanët” në grupin B.
Ky takim është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vedat Muriqi dhe Hekuran Kryeziu janë ndëshkuar me kartonë të verdhë brenda 10 minutave të parë të takimit, raporton Insporti.
Suedia ka kaluar në epërsi në minutën e 12 të takimit përmes Ludwig Augustinsson, i cili shënoi në portën e zbrazur pas një dalje të gabuar të portierit Ujkani.




















