Kjo është dita e dytë me homazhe që po zhvillohen në Teatrin Kombëtar në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme për ta nderuar jetën dhe veprën e humoristit të njohur si Cima, ishin Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe krerët e partive opozitare, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë se Rasim Thaçi i cili ka qenë duke u trajtuar në spital si pasojë e infektimit me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten (26.03.2021) pasi që i ishte rënduar gjendja shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Ai është varrosur dje (27.03.2021) tek varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, me një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i tij.