Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se atje kanë arritur 24 mijë doza të vaksinave anti COVID-19, të cilat janë prodhim i Astra Zenecas.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kjo është bërë falë prokurimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë nën mekanizmin COVAX, transmeton Klan Kosova.
Kjo është dërgesa e parë dhe sasi shtesë të dozave te vaksinave pritet të vijnë në javët e ardhshme.