Gjatë ditës së shtunë rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Pejë, gjegjësisht në fshatin Çyshk, shkruanë InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazetën InLajmi se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe trenit.
Sipas tij lëndime të rënda trupore ka marrë një person, por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, para orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rajonin e Pejës, përkatësisht në fshatin Çyshk. Aksidenti ka nodhur mes një treni dhe veture. Ku treni i cili po ectë në drejtim të Prishtinës për në Pejë ka goditur një vetur. Si pasojë e saj ka mbetur i lënduar në gjendje të rëndë një person që është dekuar menjherë në spitalin rajonal të Pejës. Dhe tani është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjen kanë dalë menjhere të gjitha njesit relevante”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/