Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në mbrëmjen e së premtës ka marrë pjesë në një emision televiziv, deklarata e së ciles është keqinterpretuar nga disa media, përcjell InLajmi.
Me një postim në rrjete sociale Bogujevci ka sqaruar deklaraten e cila është keqinterpretuar nga mediat dhe sipas saj nuk është e vërtetë se ka thënë që Vetëvendosje do të shënonte fitoren e njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se sa i përket Osmanit, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë i saj:
Thonë që këpucët që nuk të bien tamam të lëndojnë më së shumti. Nuk ndihem e lënduar, por ndjej detyren publike t’iu pergjigjjem disa personave të papergjegjshëm që shpifin dhe trillojnë.
Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjejrre tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjejt edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vertetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit.
Ne mund të themi çfarë të duam, por asgje nuk nuk mund të shkoj përtej fjalës së popullit. E sa i përket znj. Osmani, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjejt e 14 shkurtit.
Unë kam admiruar rezistencen dhe luften e znj. Osmani ndaj kundershtareve te tille. Konsistenca e saj ndaj bindjeve dhe perpjekjes per drejtesi eshte shembull per grate dhe burrat e ketij vendi.
Ky është qendrimi që unë kam për znj. Vjosa Osmani. /InLajmi/