Familjarët e Rasim Thaçit-Cima kanë lajmëruar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 13:00 në fshatin e lindjes Vukovc, raporton InLajmi.
Cima kishte vdekur të premten si pasojë e koronavirusit, ndërsa të shtunën figura të shquara politike dhe artistike kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar jetën dhe veprën e tij. /InLajmi/