Profesori i njohur Universitar, Milazim Krasniqi është deklaruar në lidhje me çështjen e presidentit i cili tha se është pafytyrësi e partive politike të kërkojnë nga LDK-ja që të votojnë Osmanin si president, përcjellë InLajmi.
Sipas Krasniqit presidenti duhet të votohet në bazë të një marrëveshje dhe jo për ta dëmtuar veten si LDK-ja.
Postimi i plotë i tij:
T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK. /InLajmi/