Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviq, ka arritur në Prishtinë.
Klan Kosova nga vendi i ngjarjes e ka xhiruar sulmuesin 38 vjeçar duke hipur në autobus.
Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Kosovës pritet të përballen të dielën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit B eliminator.
Andaj, për t’u përgatitur për këtë ndeshje, suedezët mbërrijnë sot në Prishtinë dhe nisin stërvitjet nga ora 17:30 në “Fadil Vokrri” dhe pastaj mbajnë konferencë për media në orën 18:40.
Ndërsa konferenca për media e “Dardanëve” mbahet në ora 18:00 dhe stërvitjet nisin në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00.
Kujtojmë se suedezët startuan me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, dhe përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë.