Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Bashkimi Europian në rajon do të dërgojë së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer kundër koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Rama këtë e bëri të ditur pas një bisede telefonike që pati me Presidenten e Komisionit Europian Usula von der Leyen.
Postimi i plotë i tij:
LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund
*në zyrat e Bashkisë Krujë /InLajmi/