Vlora Dumoshi, ish-ministre e Kulturës ka bërë homazhe gjatë ditës së shtunë për nderë të vdekjes së humoristit të njohur Rasim Thaqi- Cima raporton InLajmi.

Dumoshi tha se vdekja e Cimës është një humbje e madhe dhe se ai na ka dhuruar gëzime gjithmonë.


Ajo u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqëve të të ndjerit.
“…është një humbje e madhe. Ai na ka sjellë gëzime ne kohë të pakohë”.
“…ngushëllime për familjen dhe miqtë, ai ishte njeri i mrekullueshëm”. /InLajmi/



















