Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte ka ndodhur një vjedhje në një nga xhamit e Prishtinës, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë, 2 përsona kanë vjedhur para nga arka e xhamisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njofimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Prishtinë, 25.03.2021-14:12. Raportohet se në objektin e xhamisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë vjedhur para të gatshme nga arka e xhamisë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar nga njësitë policore”. /InLajmi/