Ministrja e re e Arsimit, Arbërie Nagavci të premten ka mbajtur takim me përfaqësuesin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari me të cilin bisedoi në lidhje me sfidat e arsimit sidomos gjatë kohës së pandemisë, përcjellë InLajmi.
Nagavci falenderoi Jasharin për angazhimin e vazhdueshëm gjatë organizimit të mësimit gjatë pandemisë duke thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Sindikatën në mënyrë që të arrihen objektivat për menaxhimin e situates gjatë pandemisë.
Ndërkaq kryetari i Sindikatës, Rrahman Jashari uroi Nagavcin për detyrën e re si ministre
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Arsimit:
Ministrja Arbërie Nagavci priti udhëheqësit e SBASHK-ut
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci priti në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe Kordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, me të cilët bisedoi për situatën aktuale në sektorin e arsimit.
Ministrja Nagavci falënderoi udhëheqësit e SBASHK-ut për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, veçanërisht për kontributin e dhënë në organizimin e mësimit në kushte të pandemisë COVID-19. Ajo u shpreh e gatshme për bashkëpunim me Sindikatën në mënyrë që të arrihen synimet e përbashkëta për menaxhim të situatës aktuale, por edhe për realizimin e politikave për zhvillimin e arsimit.
Kryetari i SBASHK-ut e uroi ministren Nagavci për detyrën e re, ndërsa theksoi se janë të gatshëm për bashkëpunim gjithmonë për të gjitha çështjet dhe proceset ku ata mund të kontribuojnë. /InLajmi/