Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Krushë të Madhe me rastin e shënimit të 22 vjetorit të masakrës nga regjimi serb, raporton InLajmi.
Kurti tha se mungonë drejtësia për kryrjen e krimeve nga Serbia duke bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Drejtësia për kryerjen e krimeve Serbe mungon dhe do të angazhohemi me Institutin e ardhshëm për Krime Lufte dhe me aktivizimin e sistemimit prokurorial për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e krimeve të kryera nga Serbia”,ka thënë Kurti.
Albin Kurti gjatë homazheve ishte i shoqëruar edhe nga Vjosa Osmani, nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Ai tha se Kosova në raport me Serbinë do të ketë prioritet fatin e të pagjeturve dhe krimet e kryera nga Serbia.
“Do ta adresojmë këtë çështje çdo ditë në të gjitha instancat. Në raportin tonë më Serbinë ne e kemi prioritet fatin e të pagjeturve dhe krimet e kryera nga Serbia. Ne do të kërkojmë përgjegjësi”. /InLajmi/