Këngëtarja e njohur kosovare, Edona Llalloshi me një postim në facebook ka kujtuar Cimën si personi që i ka dhuruar dashuri dhe lot gëzimi, përcjellë InLajmi.
Ajo gjithashtu kujton kohën që aktori së bashku me vajzën e tij Adelinën e kanë përkrahur, ndërsa sot Edona po e bashkëndjen dhimbjen me te.
Sipas saj Cima ka shkuar në amshim, por ai prap do të jet në shtëpit dhe zemrat tona.
Postimi i plotë i saj:
Ti që na dhurove shumë dashuri dhe lot gëzimi në shtëpit tona. Ti që aq shumë na deshte dhe na lumturove edhe në momentet më të vështira për ne dhe gjeneratën tonë! Ti që me perkrahe aq shumë së bashku me Adelinën tënde, sot bashkëndjej dhimbje me te. Ti qe shkove por prap do të jesh në shtëpit dhe zemrat tona përherë
Lamtumir axha Cim /InLajmi/