Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 6 prillin si data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Milinda Gashi e ka konfirmuar për Express se gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi, 6 prillin e ka caktuar si datë të mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

”Po seanca është caktuar për datën 6 prill në orën 10:00. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të rastit, Alban Ajvazi”, ka thënë ajo për Express.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe disa zyrtarë tjerë akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.




















