Të premten ka vdekur humoristi I njohur shqiptar Rasim Thaçi-Cima. Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli duke i shprehur ngushëllime familjarëve të tij, përcjellë InLajmi.
Pacolli e përkujtoi Cimën si një humorist i cili me personazhin e tij fiktiv na bënte të qeshnim.
Postimi i plotë i tij:
Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të qeshim. Vërtetë një aktor i madh. Fizikisht ai nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jeton përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia. /InLajmi/