• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 9 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vasfije Krasniqi: Më është shuar shpresa për drejtësi

V E nga V E
25 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
Vasfije Krasniqi: Më është shuar shpresa për drejtësi
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, është shprehur thellësisht e zhgënjyer me drejtësinë ndërkombëtare e atë vendore, në trajtimin e rastit të saj dhe të viktimave tjera të dhunës seksuale në Kosovë.

Krasniqi-Goodman e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës, në Rubikon ka thënë se janë bërë tre vjet prej kur ajo ka folur publikisht për atë qoi i ngjau gjatë luftës, duke treguar se sa e vështirë është të bëhet një rrëfim i atillë.

“Tash bëhen tri vite që kur kam folur publikisht dhe nuk ka shumë që flasin hapur sepse është vështirë për viktimat, është e vështirë për familjet, por unë jam falënderuese që e kam pasur përkrahjen e familjes dhe të shoqërisë dhe ma ka dhënë mundësinë të flas publikisht për atë që më ka ndodhur, siç dihet viktimat tjera nuk e kanë këtë mundësi, është për të ardhur keq se si trajtohen viktimat që nuk kanë mundësi të flasin”, ka thënë Krasniqi-Goodman, njofton Klan Kosova.

“Kur ka ardhur UNMIK në Kosovë unë aq shumë i kam besuar drejtësisë së tyre, kam besuar që do të merren me këto raste sa unë e pata lajmëruar rastin në vitin 1999 në UNMIK dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk më kujtohen emrat e personave që ishin aty, isha me një përkthyese shqiptare, herën e parë kam shkuar e vetme, ka qenë një police italiane që e ka marrë deklaratën time”.

“Me policinë e Kombeve të Bashkuara kemi shkuar në Vushtrri, i kemi marrë disa fotografi atje të përdhunuesit, i cili ka qenë polic në kohën e luftës, kanë qenë fotografi që na duheshin për dëshmi, nëse nuk gaboj ka qenë në Vushtrri, është udhëhequr nga UÇK-ja, i kemi marrë prej komandantit të UÇK-së disa fotografi të policit serb. Ato fotografi i ka marrë UNMIK në vitin 1999. Në vitin 2003 janë intervistuar edhe dëshmitarët, nëna ime, gruaja e axhës, axha dhe dy vajzat e axhës dhe pastaj nuk ka ndodhur asgjë, nuk kemi dëgjuar asgjë për rastin tonë”, ka thënë ajo.

Krasniqi-Goodman ka pohuar se pasi nga UNMIK-u nuk pati asnjë përgjigje për gati një dekadë rreth rastit të saj, dhe në vitin 2010 vendosi t’i drejtohej EULEX-it.

“Në vitin 2001 udhëtova për Amerikë. Kur jam kthyer në vitin 2010 në Kosovë duke biseduar me vëllaun dhe familjen kemi diskutuar se çfarë është duke ndodhur me rastin tim, kemi shkuar të kërkojmë ndihmë nga EULEX, ata na kanë thënë ne nuk kemi dëshmi për rastin tënd që është lajmëruar ndonjëherë, na kanë dërguar te Policia e Kosovës, departamenti për krime të luftës dhe në vitin 2010 na është dashur ta nisim rastin nga fillimi me dëshmitarë, me intervista etj”.

“Është dashur të jap intervista të ndryshme shumë herë, te EULEX, te Policia e Kosovës dhe më në fund më kanë thënë që është gjetur edhe deklarata e vitit 1999 që është lajmëruar në UNMIK, brenda tre ose katër muajsh e kanë gjetur deklaratën time dhënë për UNMIK-un. Mendimi im është që nuk janë marrë me deklaratat e pasluftës, sepse mua më thoshin se nuk po e gjejnë atë deklaratë, se nuk ka deklaratë në emër të Vasfije Krasniqi, pasi e kam dhënë deklaratën për herë të dytë më kanë thënë që e kanë gjetur deklaratën time të UNMIK-ut”.

“Aty kanë qenë dy, njëri që ka qenë polic me uniformë serbe, ai ka qenë edhe polic i Kosovës dhe ka qenë një rast edhe sot më brengos se si ma humbën lëndën si UNMIK-u, si EULEX-i, si shteti i Kosovës”.

Ajo është shprehur se lënda e saj ishte humbur qëllimshëm.

“Besoj që ka qenë e qëllimshme, ka qenë politike, po nuk mund ta dimë politikë e kujt ishte, e Serbisë apo e shtetit të Kosovës, përse nuk i dënuan, përse vazhdoi ai ta mbajë postin e policit të Kosovës deri në vitin 2017 dhe kemi kërkuar nga Policia e Kosovës ta dimë përse është larguar ai në vitin 2017, por nuk kemi informata”.

“Kemi bërë përpjekje që ta kthejmë rastin në rigjykim por shteti i Kosovës nuk na e ka dhënë mundësinë, ka kaluar pesëvjetorin por ai pesëvjetor ka qenë për dhunuesit, nëse ata duan të bëjnë ndryshime në gjykime kurse viktimës nuk i është dhënë ajo mundësi, kur e kam marrë vendimin nga Gjykata Supreme më është shuar ëndrra për drejtësi, për shtetin e Kosovës nuk besoj se do të vijë drejtësia ndërkombëtare për Kosovë nuk ka gjasa”.

“Pasi kam folur unë, Drita Hajdari është zotuar ta rishikoj rastin por kjo nuk ka ndodhur, nuk e di përse këto raste edhe raste tjera që kanë kërkuar drejtësi pasi kam folur unë por drejtësia po u shkon rasteve shumë ngadalë”.

 

Postimi i mëparshëm

Muhaxheri: Vjosa Osmani i mori LDK-së gati gjysmën e elektoratit

Postimi tjetër

Çfarë i tha Shaip Kamberi Aleksandeë Vuçiqit?!

Të ngjajshme Postime

LDK me qëndrim pro protestës, Haziri: UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare
KRYESORE

LDK me qëndrim pro protestës, Haziri: UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare

7 August 2025
Nexhmi Krasniqi para gjykatësit: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të lu*ftës kundër terr`orizmit
KRYESORE

Nexhmi Krasniqi para gjykatësit: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të lu*ftës kundër terr`orizmit

7 August 2025
Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë
KRYESORE

Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë

7 August 2025
Ahmeti në protestë: Lufta e UÇK-së ishte vetëm dhe vetëm çlirim, nuk ishte tradhtare e as terroriste
KRYESORE

Ahmeti në protestë: Lufta e UÇK-së ishte vetëm dhe vetëm çlirim, nuk ishte tradhtare e as terroriste

7 August 2025
Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
KRYESORE

Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

7 August 2025
Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë
KRYESORE

Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

7 August 2025
Postimi tjetër
Shaip Kamberi: Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë në Serbi

Çfarë i tha Shaip Kamberi Aleksandeë Vuçiqit?!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 9 gusht ndër vite?

9 August 2025
Kek në Tigan – Receta me shije të lehtë dhe butësi delikate

Kek në Tigan – Receta me shije të lehtë dhe butësi delikate

9 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe me vapë të fuqishme verore – Rekomandohet kujdes i shtuar sidomos orëve të mesdites

9 August 2025
Si të ndaloni së qeni xheloz për partnerin tuaj?

Si të ndaloni së qeni xheloz për partnerin tuaj?

9 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 8 gusht ndër vite?

8 August 2025
Mënyra e shëndetshme e gatimit të peshkut në tigan në 20 minuta

Mënyra e shëndetshme e gatimit të peshkut në tigan në 20 minuta

8 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell – Do të jemi në valën më të re të nxehtësisë tropikale

8 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu