“Operacionet kundër tregtisë dhe prodhimit të paligjshëm të drogës vazhdojnë”, njoftoi Zyra e guvernatorit në provincën Hakkari
Forcat turke të sigurisë sekuestruan 401 kilogramë heroinë në një automjet në provincën juglindore Hakkari, njoftoi Zyra e guvernatorit të provincës
Në një deklaratë Zyra e guvernatorit tha se ekipet e sigurisë vazhdojnë operacionet kundër tregtisë dhe prodhimit të paligjshëm të drogës pa asnjë ndërprerje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më tej thuhet se një automjet që besohet se po transportonte drogë në provincat perëndimore u ndalua në rrethin Yuksekova të provincës. Ndërsa malli i kontrabanduar i fshehur u sekuestrua dhe një i dyshuar u ndalua.