Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar nga Stamnbolli se të enjten janë siguruar 1 milionë vaksina të tjera kundër koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Rama bëri të ditur se në Tiranë sot kanë mbërriur 192 mijë vaksina të tilla ndërsa edhe gjysmë milioni të tjera pritet të mbërrijnë brenda 60 ditësh.
Postimi i plotë i tij:
Stamboll – Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.
Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim. /InLajmi/