Zëdhënëesi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për InLajmin se sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë një qytetare ka tentuar të hidhet nga lartësia e një objekti, përcjellë InLajmi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës bashkë me specialistin e negocimit të cilët kanë vepruar në kohën e duhur dhe personit në fjalë po I bëhen kontrollat mjekësore nga ekipet emergjente.
“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Borovci. /InLajmi/


















