Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të mërkurën u rizgjodh unanimisht kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për mandatin e 7.
Pasi u nominua për postin më të lartë të partisë nga zyrtarët e saj të lartë, Erdogan u rizgjodh kryetar për herë të 7 gjatë Kongresit të 7-të.
Nga 1.431 fletëvotime, Erdogani mori 1.428 vota, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa 3 fletëvotime ishin të pavlefshme, sipas nënkryetarit të partisë në pushtet, Ali Ihsan Yavuz.
Pas procesit të votimit, presidenti turk i falënderoi bashkëpartiakët që e vlerësuan si të denjë për postin e kryetarit.
“Dëshiroj nga Zoti që kongresi ynë të jetë i dobishëm për vendin, kombin dhe partinë tonë. Do të doja të falënderoj secilin nga ju që më vlerësuat të denjë për udhëheqjen e partisë edhe një herë”, tha ai para delegatëve, shkruan Anadolu.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka qenë në pushtet në Turqi që nga viti 2003, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe, kryetari Erdogan ka shërbyer si kryeministër ose president i vendit, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 2019, kjo parti shënoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale, duke humbur në qytetin më të madh, Stamboll, dhe në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.