Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka mbajtur një takim sqarues me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe pastaj në një prononcim për media ai tha se takimi ishte konstruktiv, raporton InLajmi.
Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim kanë biseduar për pozicionin e Osmanit karshi partive politike. Ai po ashtu tha se seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret nëse ka pajtueshmëri mes partive politike.
Kreu I LDK-së la të nënkuptohet se do të ketë prapë një takim tjetër me Vjosa Osmanin. /InLajmi/