Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka ururar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, duke ia kujtuar se e presin shumë gjëra me rëndësi për vendin, përcjellë InLajmi.
Borrell nuk e ka lënë pa ia përmendur Kurtit edhe procesin e dialogut, proces ky që shefi i ri i qeverisë nuk po e konsideron si prioritet të parë.
Ai ka shtuar se është thelbësore për rrugën evropiane.
Postimi i plotë i tij:
Urime Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë Dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19. /InLajmi/