Lideri i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar Glauk Konjufcën me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Ziadin Sela tha se Konjufca u kthye aty ku e kishte vendin dhe shprehet i bindur se ai do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi të plotë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Urime Glaukut për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve dhe gjithë votuesve të Kosovës. Glauku u kthye aty edhe ku e ka vendin, në ballë të sfidave dhe të përgjegjësive institucionale të Kuvendit. Ne jemi thellë të bindur se ai këtë pozicion do ta ushtrojë me përgjegjësi të plotë në shërbim të Kuvendit, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ky hap le të jetë një fillim i mbarë drejt zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saja. /InLajmi/