Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit dhe njëherësh edhe ushtruesin e detyrës së presidentit Glauk Konjufca, përcjellë InLajmi.
Osmani tha se dita e sotme është realizim i vullnetit të qytetarëve të shprehur më zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo theksoi se kishte nderin që jetë pjesë e legjislaturë së 7-të në krye të Kuvendit të Kosovës, duke përfaqësuar interesat e qyetarëve dhe duke rritur integritetin dhe transparencën në këtë institucion.
Postimi i plotë i saj:
Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.
Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.
Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta.
Na priftë e mbara! /InLajmi/




















