Shoqatat e Transportit Rrugor të Udhëtarëve pas përfundimit të protestës kanë bërë të ditur të hënën se kanë pezulluar grevën e autobusëve për shkak të rrethanave klimatike dhe zhvillimeve politike, përcjellë InLajmi.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj ka bërë të ditur vendimet që kanë marrur në lidhje me sherbimet e transportit publik, duke thënë se do t’i japin kohë Qeverisë së re për të reflektuar në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë se kjo shoqatë ka zhvilluar një grevë 5 ditore duke bllokuar transportin publik në tërë Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar Operator të Transportit rrugor të udhëtarve, të nderuara Media e mbi të gjitha të respektuar qytetarë të vendit,
Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe Interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli dtejtues dhe organizativ i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarve mori këtë vendim:
- Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike.
- Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës
- Ti japim kohë Qeverisë në ardhje për reflektim pozitiv dhe avancim të dialogut publiko privat
- Jemi të habitur me mosreagimin e mësimdhënëse për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë prostestës 5 ditore.
- Për çdo vendim tjetër këshilli organizativ i protestës do të ju njoftojmë me kohë.
Falenderojë të gjithë operatorët e transportit rrugor të udhëtarve që morën pjesë në protestë! /InLajmi/




















