Ministrja e sapozgjedhur e Ministrisë së Arsimit Arbërie Nagavci ka tthëne se Qeveria Kurti II, si jetësim i referendumit të 14 shkurtit, do t’ia kthej dinjitetin Kosovës, përcjellë InLajmi.
Nagavci ka thënë se përgëzon dhe uron të gjithë kolegët me të cilët nga sot do të kemi një rrugëtim jo të lehtë, por të rëndësishëm, me shumë përgjegjësi dhe historik për vendin.
Ajo ka thëne se nga nesër i pret puna.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria Kurti II, si jetësim i referendumit të 14 shkurtit, do t’ia kthej dinjitetin Kosovës.
Mirënjohëse pafundësisht qytetarëve që na dhanë besimin, Kryeministrit, z. Albin Kurtit për besimin në mua që të jem pjesë e kabinetit!
Përgëzoj dhe uroj të gjithë kolegët me të cilët nga sot do të kemi një rrugëtim jo të lehtë, por të rëndësishëm, me shumë përgjegjësi dhe historik për vendin tonë!
Urime dhe suksese edhe deputetëve të legjislaturës së tetë në udhëheqjen e Kryetarit të Kuvendit zt. Glauk Konjufca!
Me nder, përkushtim, punë dhe palodhshmëri do t’i përmbushim përgjegjësitë tona, të ndërmarrim ndryshime të rëndësishme dhe bëjmë Kosovën vend të mundësive e barazisë.
Nga nesër na pret puna!
Kosovë, na prift e mbara! /InLajmi/