Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, pak minuta para fillimit të seancës konstitutive të legjislaturës së 8-të, raporton InLajmi.
Kurti nuk ka pranuar që të deklarohet për media.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën konstitutive ku do të betohen 120 e rinj të legjislaturës së 8-të.
KAndidat për të parin e Kuvendit pritet të jetë Glauk Konjufca. /InLajmi/