Pas kërkesës së Besnik Tahirit dhe Besian Mustafës, për t’u liruar nga detyrat e tyre të zëvendëskryeministrit respektivisht ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nga detyra po ashtu janë liruar edhe 4 anëtar të tjerë të Qeverisë në detyrë.
Nga detyra po ashtu është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.
Kështu për të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, përcjellë Klan Kosova.
Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës.