Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka uruar Albin Kurtin, duke thënë se suksesi i tij është i giithë Kosovës dhe dështimi i tij na kushton të giithëve, raporton InLajmi.
“Sot deputetët e Kuvendit kanë konstituar dhe kanë zgjedhur Qeverinë. Më lejoni t’i uroj kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin dhe suskesi i tyre është sukses i Kosovës dhe dështimi i tyre na kushton të giithëve. Për mua ka qenë nderë të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Kemi arritur sukses të plotë në realizimin e objektivave në menaxhimin e pandemisë kemi arritur ta shumëfishojë numrin e testimeve”, tha Hoti.
Hoti gjatë kësaj konferencë ka permendur edhe disa nga të arriturat sa ishte ai kryeministër.
“Kemi arritur në pikën ku ushtria e Kosovës është pjesë e misionit paqeruajtës, kemi ndërmarr veprime ekzekutive siç eështë rasti në Karaçevë.Kemi arritur marrëveshjen historike me SHBA”, u shpreh ai.