Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj pas përfundimit të seancës në të cilën u zgjodh krytari i ri i Kuvendit, u deklarua për media duke thënë se PDK do të respektoj vullnetin e qytetarëve, raporton InLajmi.
Hoxhaj u shtoi se për formimin e institucioneve PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt dhe nuk do të pranojnë që dikush t’ua shet ‘‘sapunin për djathë’’
“Sot kishim një seancë konstituive të kuvendit të ri dhe PDK është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni qe sot nuk ka gazë as dhunë në Kuvend të Kosovës, PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ta na shet “sapunin për djathë”, tha Hoxhaj. /InLajmi/