Emilija Rexhepi, iu është kundërpërgjigjur në Kuvend, Listës Srpska, që u shprehen të pakënaqur me një ministri në Qeverinë Kurti 2 dhe që paralajmëruan ta dërgoj në Kushtetuese këtë çështje, raporton InLajmi.
Rexhepi, tha se Kushtetuta e Kosovës parasheh që pakicës serbe në Kosovë t’i takojë një Ministri dhe një tjetër pakicave tjera.
Ajo tha se në rastet kur janë më shumë se 12 ministri, një dikaster qeveritar e marrin pakicat.
“Në bazë të kushtetutës një ministër i takon përfaqësuesve të qytetarëve serb, dhe një ministri tjetër pakicave jo serbe”, tha Emilja Rexhepi në Kuvend.
“Nëse janë më shumë se 12 ministri, edhe një ministri u jepet pakicave por nuk specifikohet së cilës pakicë”, shtoi ajo./InLajmi/




















