Deputeja e Kuvendit, Duda Balje para mbajtjes së seancës së Kuvendit për formimin e Qeverisë së Kosovës ka thënë se kanë arritur ta bëjnë një grup më të madh parlamentar, raporton InLajmi.
Balje bëri të ditur se nga grupi i tyre parlamentar 2 deputet do të bëhen ministra dhe një deputet do ta marrë postin e zëvendsministrit.
‘‘Kemi arritë me ta bëjmë një grup më të madh parlamentar se herën e kaluar tani kemi 10. Tash prej neve 2 deputet do të shkojnë për ministria dhe një zëvendsministër’’. /InLajmi/















