Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur Gold Ag u bë baba për here të parë. Fryt i dashurisë së tij dhe bashkëshortes Ermira, ishte vogëlushi Gueril.
Menjëherë nisën edhe thashethemet mbi momentin kur djali erdhi në jetë, dhe një nga më të përhapurat që pushtoi edhe portalet ishte se djali lindi në krahët e deputetes Time Kadriaj.
“Bëre mirë që e hape këtë temë sepse dua ta sqaroj. Timja me profesion është gjinekologe, dhe si ç’do njëri kur njeh dikë, kërkon favor që të gjendjen. Timja u tha gjinekologëve që aty ishte nusja ime, dhe t`i gjendeshin pranë. Timen e falenderoj dhe e çmoj jashtëzakonisht shumë, sepse e meriton, por djali im nuk lindi në duart e saj. Time Kadriaj ka bërë shumë për djalin tim, ka folur me të gjithë spitalin dhe i ka thënë të qëndrojnë gati, por punën e ka bërë stafi i spitalit”, tha ai në ‘Glamour Zone’.