Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë.
Në lidhje me këtë aksident, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12.
“Sot rreth orës 12, magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes 2veturave.”
“Si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalin rajonal në Pejë.”
“Në vendngjarje janë hetuesit dhe ekspertet e trafikut, të cilët po shikojë rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti”, tha ai.