Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën ka mbajtur takim me strukturat e partisë dhe mësohet se është zgjedhur kyesia e re e kësaj partie, raporton InLajmi.
“ Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash, vetëm 3 vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime”
Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje mësohet se Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë të LDK-së ndërsa Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar. /InLajmi/