Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj Lumir Abdixhikut duke thënë se spastrimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së është dëshmi që ai po punon në anën e Kurtit, përcjellë InLajmi.
Krasniqi ka numëruar disa vendime të kreu të ri të LDK-së duke thënë se të gjitha vendimet shkojnë në favor të VV-së.
Sipas tij Abdixhiku po reformon opozitën për të iu përshtatur nevojave të pushtetit.
Postimi i plotë i tij:
PUSHTETI AUTORITAR KONTROLLON EDHE OPOZITËN
Jo që kam ndonjë simpati për Agim Veliun. Por elektorati i LDK-së e zgjodhi Veliun deputet me jo pak vota. Spastrimi i tij nga kryesia e LDK-së është dëshmia e 2 që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit në LDK.
Më pak se 10 ditë në krye të LDK-së, Abdixhiku i mori disa vendime. Të gjitha në favor të VV-së!
- Qëndrimi i LDK-së në sallën e Kuvendit për t’ja zgjedhur VV-së presidenten,
- Largimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së,
- Përzgjedhja e tre nënkryetarëve që janë pro politikave të Kurtit.
Lumir Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së. Por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit. Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste.
Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën. /InLajmi/