Berat Rukiqi, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës në një konferencë për medie ka folur lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Sipas Rukiqit 1000 komapni që operojnë në Kosovë të cilat eksportojnë mallrat e tyre jashtë vendit, do të ballafaqohen me rritje të çmimit të energjisë. Ai tha se kjo rritje e çmimit do t’i rrezikojë shumë ato kompani në humbjen e klientëve të tyre.
“1000 kompani do të ballafaqohen me rritje të çmimit të energjisë elektrike e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e tyre, dhe kjo rrezikon ato kompani që eksportojnë t’i humbin klientët e tyre. Dhe shumë lehtë këta prodhues mund ta humbin tregun nëse rritet kosoto në kohën kur ballafaqohemi me pandemisë. Bashkë me Odën Amerikane i jemi drejtuar deputeteve që t’i u drejtohen Rregullatorit me një rekomandim që mundëson që kalimin në tregun e rregulluar të shtyhet për një vit pasi nuk është i favorshëm për këtë kohë” -tha Rukiqi. /InLajmi/