Behgjet Pacolli lideri i Aleancës Kosova e Re ka përkujtuar të shtunën lirimin e Shqipe Hebibit nga pengu i talibanëve të Afganistanit, përcjellë InLajmi.
Pacolli tha se lirimi i Shqipe Hebibit nga pengu i talibanëve ishte njëri ndër misionet e tij më të rrezikshme por tha se ndjehet i lumtur dhe krenar që ai mision kishte përfunduar me sukses. Ai shtoi se asnjëherë nuk do të hezitoj për të ndihmuar kur bëhet fjalë për shqiptarët.
Postimi i plotë i tij:
Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim! /InLajmi/